Tiguan

 
 
 

Mbreslënës.

Në rrug të mira, të këqija dhe të drejta  – Tiguan i Ri hapet dhe adaptohet për gjdo teren në mënyra të ndryshme. Me teknologjinë moderne dhe me cilësitë për ngjitje, ju ndihmon në gjdo gjë që ju dëshironi ta arritni. Paisjet dinamike dhe elegante sikurse ne kategorinë Highline ose edhe më tepër në kategorinë sportive R-Line. Tiguan të Ri e bënë edhe më bindës në përshtypjen e parë.

“Area View”

Për vëzhgimin e sipërfaqes për-rreth automjetit se qfar po ndodh përkujdesen 4 kamera të integruara. Në rastet e daljes nga vendparkimi në qendër të qytetit, ose gjatë manevrimit  në situata të vështira – nuk kishte me qenë mirë që në k’to situata të tilla të mos kemi mundësinë e vështrimit të komplet hapsirës me një shiqim. Prandaj, paisja opcionale “Area View” me katër kamera të integruara e mundëson këtë qasje.

4MOTION Active Control

Në rrug me tatëpjeta dhe në rrug me dëborë, paisja opcionale ”4Motion Active Control” ofron ngasjen në profile të ndryshme. Ky system operon fare leht duke manevruar me rrotën qe gjindet në pjesën qendrore afër ndrruesit të shpejtësis-DSG.  Pikërisht përmes kësaj rrote ju mund të bëni edhe përzgjedhjen e ngasjes suaj mes asaj: për rrug me Bor apo për shtigje të vështira.
Në këtë rrotë është e integruar edhe tasti ”MODE”, çka nënkupton mundësia për ta përzgjedh edhe formën tjetër të ngasjes p.sh. Ngasje Ekonomike ”ECO” ose ngasje më sportive dhe dynamike ”SPORT”.

VW Tiguan 2016: Trai­ler Assist

Manovrimi me një rimorkio mund të jetë për fillestarët një përvojë e hidhur, sepse jo gjithmonë grupi reagon në mënyrën që ju prisni. Vendimtare për një ecje mbrapsht të saktë është këndi drejtues: Sistemi ndihmës i rimorkios “Trailer Assist” merr përsipër drejtimin, brenda kufijve të sistemit. Fillimisht vendosni marshin “indietro”, shtypni butonin e ndihmës në parkim dhe, duke përdorur butonat komandues të pasqyrës, jepni këndin dhe drejtimin të cilin duhet ta marrë rimorkioja. Volkswagen-i ju drejton automatikisht, ndërsa ju jeni ende përgjegjës për zhvendosjen, përshpejtimin dhe frenimin. Kështu ju mbani nën kontroll automjetin në çdo kohë për t’iu përgjigjur ndryshimeve të situatës.