Touran

Një blerje për jetën

Merr fëmijët e nisu ose fto miqtë, sepse ky model kompakt i furgonit është posaçërisht i njohur për mundësit e modifikimit. Shtatë ulëse apo shumë hapsirë për bagazh? Në drejtim të diellit apo me grupin rrugës për në takim? Modeli Touran është zgjidhja e duhur, sidomos për rrugë ku nuk është i rëndësishëm caku/qëllimi.

Komfort

7 Ulëse – Nëse të gjithë duan të zënë vend sërish

Hapësira është definicioni për luksin e ri? Atëherë është modeli Touran me 7 ulëset opcionale një makinë e vërtetë luksoze:
– Vendet e palosura në rreshtin e dytë e bëjnë më të lehtë hyrjen
– Gjashtë nga shtatë ulëset mund të palosen në një sipërfaqe pothuajse të sheshtë
– Dy vende në dyshemenë e bagazhit mund të ulen në radhën e tretë
-“ ISOFIX-Sistem” ne radhën e dytë dhe tretë të ulëseve
– Senzori që konstaton se a është i vënë rripi i sigurimit gjendet i instaluar në të gjitha ulëset

Ulësja për fëmijë e integruar

Fëmijët udhëtojnë me “business Class”

Rreshti i dytë i ulëseve në Touran mund të pajiset sipas kërkesës me një ose dy ulëse të integruara të fëmijëve:
-I përshtatshëm për fëmijët mbi moshën 3 vjeçare
-“Mbështetëset anësore të kokës” mund të instalohet lehtësisht
– ISOFIX-Sistemi është i integruar në paisje serike